“Fjalimi i Argita Malltezit, test për opinionin”, Iljazaj: Deputetët e PD u mërzitën

4 Dhjetor 2023 | 22:01

“Fjalimi i Argita Malltezit ishte një testim për opinionin publik”, kështu e cilësoi gazetari Ervis Iljazaj, fjalimin e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Iljazaj tha se ky ishte një testim, por që mërziti shumë anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij kishin shpresuar të pasonin partinë pas Berishës.

“Ishte testim. E para unë kam parë shumë njerëz të mërzitur nga krahu i opozitës, se shumë aty pretendonin se e kanë përdorur zotin Berisha gjithë këto kohë dhe ai do të largohej dhe ai do të trashëgonte elektoratin e zotit Berisha.

Me daljen në dritë të zonjës Malltezi janë mërzitur dhe janë shuar pak ëndrrat për elektoratin e zotit Berisha. Të gjithë pretendonin se e përdorën Berishën këto dy vite për të larguar Bashën dhe më pas do merrnin partinë, por ose e kanë njohur pak zotin Berisha, ose nuk e njohin politikën fare. Le ta gjykojë vetë populli shqiptar”,-tha Ervis Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026