“Flamur Noka kontaktoi dhjetra juristë për kontratën”, Lita: Shmangu problemin…
Gazetari Lavdrim Lita, foli në Euronews Albania lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e deputetit të PD-së, Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm.
Sipas Litës, Noka ka kontaktuar dhjetra juristë për kontratën, duke nënkuptuar se deputeti i PD-së është munduar të sigurohet që nuk po bën diçka të jashtëligjshme dhe për t’iu shmangur disa problemeve.
“Në Tiranë e ka firmosur Flamur Noka i cili ka konsultuar dhjetra juristë dhe praktikën e mëparshme të kontratave të Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe të tjerve ku kanë pasur problematika dhe të mos shkelte Noka në ato problematika.
Ai është bindur të firmosë jo vetëm nga Berisha por edhe nga juristët që firma e tij është si Sekretar i përgjithsëm dhe si përfitues i atij shërbimi, duhet të firmosë.
Sa i përket në New Jersey, Nurdin Seci përfaqëson një grup biznesmenësh. Ka dalë përballë kësaj forme të Fondacionit ‘Make Albania Great Again’”, tha Lita.
Gazetari gjithashtu ka shpjeguar se sa para janë mbledhur vetëm në Miçigam për këtë kontratë. Ai shton se shqiptarëve në SHBA u është kërkuar një kontribut i tillë si ndihmesë për PD-në
“Në dijenin time, në Miçigam, 48 orët e fundit janë mbledhur rreth 50 mijë dollarë për këtë kontratë sepse shqiptarët atje po angazhohen dhe po derdhin në llogari para për të koontribuar.
Një pjesë e parave po vjen nga ata, këtë e bëjnë për Partinë Demokratike. Atyre iu është kërkuar në formë kontributi nga emisarët e Berishës që kanë ikur disa herë në SHBA, që të kontribojnë në këtë fondacion për të ndihmuar PD-në në lobim në administratën e SHBA-së. Kjo do të thotë se PD për herë të parë është e ndërgjegjshme dhe e bën publike që ka një problem me administratën amerikane me anë të kësaj kontrate.
Me rëndësi është se nëse 11 majit do ketë parregullsi në zgjedhje, PD di se ku të çojë informacionin pas zgjedhjeve për të çuar shkeljet apo vjedhjet e supozuara që mund të bëhen, në mënyrë që SHBA-të ta mendojnë dy herë që të përshëndesin zgjedhjet parlamentare të 11 majit”, tha Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik