English

“Nuk përmendet non grata”, gazetari sjell detaje të kontratës së PD në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas publikimit të kontratës lobuese prej 6 milionë dollarësh mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “Continental Strategy”, gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka sjellë një pasqyrim të detajuar të situatës.

- Advertisement -

Sipas Hoxhës, deri më tani janë paguar vetëm 750 mijë dollarë, të cilat mbulojnë tre muajt e parë të kontratës, të firmosur nga Fondacioni “Make Albania Great Again” në emër të Partisë Demokratike.

“Kemi të bëjmë me një kontratë me vlerën 6 milionë dollarë por nga e cila janë paguar në këto momente 750 mijë dollar, që përkojnë të jenë tre muajt e parë të kësaj kontrate që Fondacioni “Make Albania Great Again”, ka bërë në emër të PD me kompaninë amerikane”, tha gazetari.

Hoxha ka folur dhe për pikëpyetjet e shumta se kush qëndron pas kësaj kompanie apo përmbajtjes së kontratës.

Ai shpjegon se në kontratë nuk përmendet konkretisht përpjekja për të revokuar statusin “non grata” të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe pse kjo është interpretuar gjerësisht si qëllimi kryesor i marrëveshjes.

“Në kontratë specifikohet për anulimin apo revokimin e saj pas një afati të caktuar, pra pas tre muajsh pagesë, kontrata mund të revokohet. Në datën 4 është formosur kontrata, në datën 26 është publikuar në faqen zyrtare amerikane dhe një ditë më pas është bërë publike për qytetarët shqiptarë mbi ekzistencën e kësaj kontrate.

Theksoj se mund të jenë detaje përtej asaj që përflitet, që do të thotë se në kontratë nuk përmendet ‘non grata’ e Berishës. Të gjithë e kanë cilësuar këtë kontratë lobimi të PD-së si një kontratë për të revokuar ‘non gratën’ e Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit por në kontratë nuk cilësohet kjo gjë.

Mendoj se nuk është vetëm për ‘non gratën’ e Berishës por dhe për të furnizuar anekse në hapësira të ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit me informacione  kundër mazhorancës. Siç duket Partia Demokratike merr masa edhe për post 11 majin, që të ketë një derë të hapur në Departamentin Amerikan të Shtetit”, tha Ardit Hoxha.

Gazetari veçon rolin e Nuredin Secit, i cili ka vepruar si garantues i kontratës në emër të palës shqiptare.

“Nuredin Seci, sipas informacioneve është një qytetar i thjeshtë shqiptar nga Tropoja. Ai është me profesion elektriçist dhe banues prej vitesh në SHBA”, tha Ardit Hoxha.

Gazetari ngre shqetësimin për mungesën e emrave të donatorëve dhe mënyrën se si është shpërndarë shuma e madhe financiare. Ai thekson  se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë apo biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

“Është me rëndësi të dihen emrat e donatorëve dhe shumat që kanë kontribuar,” përfundoi Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?