Flamur Noka sërish në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur sërish në SPAK të premten.
Thirrja e Nokës në prokurorinë e posaçme mendohet se ka lidhje me kallëzimet tij mbi krimet zgjedhore.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që deputeti i PD pyetet në prokurorinë e posaçme në cilësinë e kallëzuesit dhe personit që ka dijeni për ngjarjen.
Pak javë më parë deputeti Noka ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.
Sipas Nokës, kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e Bufit: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se Noka është thirrur ditën e sotme në SPAK edhe për disa kallëzime, në disa bashki të tjera ku sipas PD janë kryer shkelje nga punonjës të administratës shtetërore lidhur me zgjedhjet e 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh