Flamur Noka u përgjigjet akuzave: Çfarë ndodhi me zgjedhjet në FRPD

4 Tetor 2022 | 21:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se procesi zgjedhor për kreun e FRPD-së ishte i shkëlqyer dhe se kandidatët nuk kanë kontestuar rezultatin.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka u shpreh se për herë të parë në politikën shqiptare, një forum organizon dhe zhvillon vetë zgjedhjet, pa ndërhyrje partiake.

“Nuk ka asnjë dyshim për garën në forum. Çfarë ishte gara për forumin? Për herë të parë në Shqipëri, të rinjtë e një forumi rinor, organizojnë, drejtojnë dhe menaxhojnë vetë pa asnjë ndërhyrje partiake, një proces të shkëlqyer elektoral. Për herë të parë, ke parë që partia nuk ka caktuar, janë propozuar 6 kandidatë.

I janë nënshtruar një procesi dhe kanë bërë debat publik. Është zhvilluar një proces, asnjë kontestim zyrtar nga askush nuk ka. Unë i kuptoj, janë të rinj, kanë emocione, ka edhe artikulime në ajër. Prova, fakte, ankesa nuk ka. Kandidatët deri më tani, nuk kanë pasur kontestim”, theksoi Noka.

Besart Xhaferri u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi arriti të sigurojë 55.5% të votave, në zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026