Flamurtari e Barcelona rikthehen sërish në fushë pas 38 vitesh, flasin protagonistë
Protagonistët e përballjeve të atyre viteve rikthehen sërish në stadiumin Flamurtari në një ndeshje mes historisë dhe nostalgjisë të shtunën ora 19 e 30 në stadium.
Estaban, lojtari që shënoi në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Vlorë por edhe protagonistë ndër vite të tjera me fanelën e Barcelonës kanë falenderuar organizatorët e këtij aktiviteti që rikthen në Vlorë emocione të veçanta
Në një konferencë për shtyp ish-lojtaret Esteban dhe Salvo, dy nga lojtarët që kanë luajtur, e quajnë një ndeshje historike dhe shumë të veçantë
“Do të doja që kjo të jetë një lloj tradite dhe t’i prisnim ne herën tjetër në shtëpinë tonë. Dua t’i falenderoj shumë organizatorët për mikpritjen dhe të them që nesër për ne është një ditë shumë e rëndësishme, duhet ta fitojmë ndeshjen”, tha Esteban.
Kreshnik Cipi dhe Vasil Ruci e cilësojnë histori dhe nostalgji për të përcjellë vlera. E rëndësishme sipas tyre është të njihet historia e Flamurtarit të atyre viteve edhe nga brezat
Nga ekipi i Barcelonës që luajti përballë Flamurtarit janë katër futbollistë ndërsa do të ketë edhe të tjerë nga brezat ndër vite. Ndeshja do të luhet të shtunën ora 19 e 30.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës