“Flasim”, Rama publikon episodin e parë të Podcastit, rrëfehen 7 kampionët në sport

8 Prill 2023 | 08:42

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar ditën e sotme episodin e parë të Podcastit, të cilin e ka titulluar “Flasim”.

Në këtë bisedë kishte shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e Forcave të Armatosura.

“Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”.

Ai theksoi se vlerësimi për sportistët do të jetë një lehtësi e madhe për ta.

“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e Olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie. Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026