Flautistja e parë baroke shqiptare, Dervishi flet për jetën e saj artistike në Itali

27 Korrik 2023 | 17:01

Ndonjëherë Shqipëria është shumë e vogël për të “përballuar” dëshirat dhe aftësitë e çdo qytetari të saj. I tillë ishte edhe rasti i Daorsa Dervishit, që iu largua vendit kur ishte vetëm 18 vjeçe, për t’u kthyer më pas si flautistja e parë baroke shqiptare.

“Daorsa është vajzë e Durrësit, është prodhim i Durrësit, që mbaroi studimet për flaut në Liceun Artistik ‘Jan Kukuzeli’ dhe më pas vijoi thellimin mbi flautin në konservatorin e Milanos.”-tha Daorsa Dervishi.

Vazhdoj me këtë veprimtari në Itali, por kthehem gjithmonë me shumë dashuri në Durrës, në Shqipëri dhe i mbaj kontaktet si me jetën artistike, ashtu edhe me atë emocionale.”

Atje Daorsa do të përballej me vështirësitë e të qenurit emigrante, “shuplakat” që të jep arti, konkurrencën, por edhe në fund, sukseset e pashmangshme për atë që punon.

“Vështirësitë kanë qenë nga fakti që isha shqiptare. Shihje atë mosbesimin tek vështrimi i shokëve të klasës/kursit.”

“Emocionalisht do isha kthyer me gjasë që pas vitit të parë dhe shkak kanë qenë kushtet tona atëherë. Dokumentacioni, vështirësitë e një niveli jetese shumë të mirë këtu dhe gjendesh atje me një diferencë jashtëzakonisht të madhe. Kështu që detyrohesh edhe e humb atë 18-vjeçaren e një shteti tjetër. Pra, nuk ishim në të njëjtat kushte.”- shprehet ajo.

“Nëse përfaqëson veten mirë dhe atë çka ke bërë a studiuar me seriozitet, me dinjitet dhe shumë impenjim, të tjerët e perceptojnë dhe fillojnë të thërrasin.”

Sot Daorsa thotë me krenari, se ka firmosur kontratën “e një jete”.

“Një arritje tjetër, që është shumë më e freskët, është firmosja e kontratës me shtëpinë diskografike ‘Brilliant Classics’ për prodhimin e dy CD-ve, përmbledhjes së 14 sonatave të kompozitorit anglez John Stanley. Është arritje, sepse është premierë botërore, pra nuk janë regjistruar më parë këto sonata dhe të kemi një kontratë nga kjo shtëpi na bën shumë krenarë.”- shtoi më tej Dervishi.

Ndërsa vetë e ka ndërtuar jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, ajo shpreson se një ditë do të hapen laboratorë për instrumentet e epokës në Liceun Artistik me qëllim njohjen e tyre prej brezave të rinj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026