Flet anëtari i ekipit të shpëtimit: Në tre vagonat e parë, s’kishte asnjë gjallë
Treni i pasagjerëve, që kryente linjën Athinë-Selanik dhe nisej në orën 19:22, doli nga shinat jashtë tunelit të Tempit dhe u përplas me një tren mallrash që kryente linjën Selanik-Larisa.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së të martës dhe vagonët janë përfshirë nga flakët, raporton media greke Prothema.
Nikos, një prej anëtarëve të ekipeve të shpëtimit në vendngjarje ka treguar se janë dërguar 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
“Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerin dhe Elassona në vendin e ngjarjes. Tre vagonët e parë nuk u afrua dot pasi kishte rënë zjarr. Arritëm në orën 12:30 të mbrëmjes,” – u shpreh ai.
Nikos foli gjithashtu edhe për gjendjen e personave që ishin dëshmitarë: “Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur. Ora shkoi 1:15 dhe nuk i kishim nxjerrë të gjithë viktimat. Në tre vagonat e parë, përgjithësisht nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit dolën në fillim deri në një orë e gjysmë pas aksidentit dhe më pas ne nxorëm vetëm të vdekur”.
Duke folur për identitetin e viktimave, Nikos tha se pjesa më e madhe e tyre janë studentë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid