English

Flet avokatja e aktivistëve të ndaluar nga Izraeli: U rrëmbyen, s’hynë vullnetarisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lubna Tuma, avokatja e organizatës izraelite për të drejtat ligjore Adalah, ka deklaruar se aktivistët e ndaluar nga autoritetet izraelite në bordin e anijes së ndihmës humanitare “Madleen” janë tërhequr në territorin izraelit kundër vullnetit të tyre dhe nuk mund të konsiderohen si persona që kanë hyrë ilegalisht në Izrael.

- Advertisement -

Katër nga 12 aktivistët ndërkombëtarë janë riatdhesuar, ndërsa tetë të tjerë që refuzuan të firmosnin dokumentet e deportimit, dolën këtë të martë para një gjykate imigracioni në qendrën e paraburgimit Givon, në qytetin Ramle.

Sipas avokates Tuma, autoritetet izraelite kërkuan që aktivistët të nënshkruanin një deklaratë ku pranonin se kishin hyrë ilegalisht në Izrael dhe pranonin deportimin pa u paraqitur në gjykatë – kërkesë që shumica e tyre e refuzuan.

“Ligji izraelit i hyrjes nuk mund të zbatohet në këtë rast, pasi këta persona nuk kanë hyrë me dëshirë në territorin izraelit. Ata janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare dhe më pas janë tërhequr me forcë në Izrael, çka përbën rrëmbim dhe jo hyrje të paligjshme,”- tha Tuma pas seancës dëgjimore.

Avokatja nënvizoi gjithashtu se flotilja “Madleen” kishte një mision të qartë humanitar: të dërgonte ndihma për civilët palestinezë në Gaza, ku aktualisht situata humanitare është tejet kritike. Sipas saj, bllokimi i kësaj ndihme nga Izraeli shton përgjegjësinë e tij në përkeqësimin e kushteve në enklavën e rrethuar.

Ajo bëri të ditur se aktivistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse janë mbajtur gjatë gjithë ditës nën diellin përvëlues që nga momenti i ndalimit.

Gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar në orët në vijim, ndërsa çështja ka ngjallur reagime ndërkombëtare për trajtimin e ndihmave humanitare dhe shkeljet e mundshme të së drejtës ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?