Flet babai i banorit të pallatit: Këtu jeton nusja dhe fëmijët, djali është emigrant
Një zjarr masiv ka përfshirë një pallat në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Banorët janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që ndihmohen nga materiali i polisterolit që është ndërtuar fasada e pallatit dhe era.
Një person që qëndronte jashtë zonës së rrezikut duke parë ecurinë e operacionit për shuarjen e zjarrit tregoi për Euronews Albania se nusja e djalit dhe fëmijët e tyre jetojnë në këtë pallat, ndërsa i biri është emigrant.
Zotëria, i cili vet jetonte në Ndroq, nuk ishte i informuar mbi sigurinë e pallatit, formën e ndërtimit apo nëse kishte shkallë emergjence.
Ndërkaq, njëri prej zjarrfikësve është asfiksuar nga tymi dhe është dashur ndihma e ambulancës për t’i ardhur në ndihmë.
Ka qenë shefi i zjarrfikësve që ka hipur në katin e fundit të pallatit përballë dhe ka ndihmuar me neutralizimin e flakëve, ndërsa operacioni vijon dhe brenda apartamenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh