Flet deputeti më i ri në Shqipëri: Tani jam në punë, nuk u emocionova me lajmin
Gëzim Ademaj është deputeti më i ri në Parlament, që zëvendëson në këtë post Fatjon Veizajn, deputetin demokrat të Vlorës që pak ditë më parë vendosi të hiqte dorë nga mandati.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ademaj u shpreh se lajmin për marrjen e mandatit e ka pritur ftohtë dhe se njerëz të tjerë e kanë telefonuar për ta lajmëruar.
Sipas Ademajt, të marrësh pjesë në parlament në këtë moment politik nuk është aspak kënaqësi por një sakrificë.
”Nuk janë kushte aspak komode të hysh në parlament në këtë gjendje që është PD. Do jem deputet i grupit parlamentar të PD. Mendoj se të gjitha palët në PD duhet t’i bëjnë apel vetvetes në të mirë të elektoratit dhe Shqipërisë. Unë vij aty më tepër si pjesë e shoqërisë civile. Vij nga PD por për çështjen çame do të jem i palëkundur”, tha Ademaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve