Flet nëna e 7 fëmijëve: Secilin e kemi bërë me planifikim, çdo 1 vit e gjysmë
Neta Deda, nëna 33-vjeçare e 7 fëmijëve tha në “Good Morning Albanians”, se të gjitha shtatzënitë e saj kanë qenë të planifikuara.
Ajo u shpreh se gjithnjë ka dashur të ketë një familje të madhe, ndaj asnjëherë lajmi i shtatzënisë nuk ka qenë sup rize për të. Ndërsa shtoi se edhe familjarët tashmë janë mësuar që çdo 1 vit e gjysmë, shtohen me një anëtarë të ri në familje.
“Asnjë nga 7 shtatzënitë e mia nuk ka qenë e papritur. Ne gjithnjë kemi dashur të kemi një familje të madhe dhe nuk është se na ka ardhur surprizë lajmi. Për momentin po rrimë te ky numër po nuk e dimë”,-tha ajo.
E pyetur se si ishte të menaxhonte 6 fëmijët gjatë shtatzënisë, nëna e shtatë fëmijëve u përgjigj se tashmë ishte mësuar.
“Po fillon e mësohesh me numrin, bën 1,2, 3 pastaj mësohesh, është më e lehtë. Fëmijët janë të mrekullueshëm, nuk e ndien shumë lodhjen. Emocioni është njësoj si me fëmijën e parë edhe me të shtatin. Të gjithë u gëzuan se janë mësuar çdo 1 vit e gjysmë, dy u vjen një anëtar i ri në familje”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar