Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për këtë javë

30 Tetor 2023 | 08:40

Hakil Osmani nga metoalb u shpreh se nga mesi i javës moti do të ndryshojë, ku do të nisin reshjet e shiut.

Për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nga e mërkura do të ketë reshje shiu, ku në zonat veriore do të jenë më intensive.

Gjithashtu ai theksoi se të premten e kësaj jave do të ketë dhe ulje të temperaturave.

“Dita e sotme dhe paraditja e nesërme  do të jetë me kthjellime, por pasditja e së martës sjellë zhvillim të vranësirave dhe do të ketë reshje shiu. Parashikohet që këtë javë të jenë prezente reshjet e shiut. E premtja dhe fundjava do të sjellin rebeshe shiu, ku  në zonat veriore priten të jenë me intensitet të lartë, ndërsa zonat jugore herë pas here do të kenë reshje shiu. Temperaturat sot e nesër mbeten të larta, por nga dita e mërkurë do të kemi rënie graduale me 1 ose 2 gradë celsius. Dita e premte jo vetëm që do të sjellë reshje intensive por do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave  duke bërë që maksimumet të zbresin në vlerën 21 ose 22 gradë celsius”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026