Gazetari izraelit: Ne duam ta eleminojmë Hamasin, Netanjahu dështoi

29 Tetor 2023 | 21:16

Larry Luxner, gazetari izraelit ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se duan të eleminojnë Hamas pasi sulmoi vendin e tyre në mënyrë të paprovokuar.

Ai theksoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dështoi në mbrojtjen e qytetarëve të tij. Mes tjerash ai nënvizoi se shoqëria izraelite ishte e përçarë  para se të niste lufta.

“Ne duam ta eleminojmë Hamas. Ne duam një përgjigje dipropocionale. Unë nuk jam dakord me kryeministrin e Izraelit. Ai dështoi së mbrojturi qytetarët e Izraelit dhe për këtë qytetarët e Izraelit dhe palestinezët janë duke paguar çmimin. Shoqëria izraelite ka qenë e përçarë para se të ndodhte kjo. Ka pasur javë të tëra që kemi pasur protesta për çështje të ndryshme. Megjithatë kjo luftë i ka bashkuar izraelitët. Ne u sulmuam, ky ishte një sulm i paprovokuar dhe na u desh të përgjigjeshim. Ne duhet ta eleminojmë Hamas njëherë e përgjithmonë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026