Flet Sekretari Amerikan i Shtetit: Nga çfarë varet takimi Trump-Putin

21 Shkurt 2025 | 11:29

Një takim eventual mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, do të varet prej progresit që bëhet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rubio ka thënë në një intervistë se ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin e tyre në Arabinë Saudite më 18 shkurt, se nuk do të ketë takim “derisa të dimë qartë se për çfarë do të mbahet ai”.

Takime të tilla nuk mbahen derisa “të dihet ndonjë rezultat, apo të dihet se është arritur përparim”, ka shtuar Rubio.

Në bisedimet në Riad, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për të krijuar ekipe negociatore për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës, që është nisur nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Si, Trump, ashtu edhe Putin, kanë thënë se do të dëshironin të mbanin një samit.

“Prandaj e them se mbajtja e takimit do të varet nga arritja e ndonjë përparimi për dhënie fund të luftës në Ukrainë, dhe nëse arrijmë që ai takim të vulosë marrëveshjen, secili duhet të përgëzojë presidentin Trump për aftësinë e negocimit për paqe”, ka thënë ai.

Rubio i ka bërë këto deklarata teksa ka folur me gazetaren amerikane, Catherine Herridge në platformën X – dikur Twitter.

Trump është duke bërë përpjekje që t’i japë fund luftës, ndonëse taktikat e tij kanë alarmuar qeveritë evropiane dhe atë ukrainase, meqë ato shqetësohen se Rusia dhe SHBA-ja mund të pajtohen për një marrëveshje që anashkalon interesat e tyre të sigurisë.

Më 19 shkurt, Trump e ka tronditur Ukrainën dhe aleatët evropianë kur e ka quajtur presidentin, Volodymyr Zelensky një “diktator” dhe e ka fajësuar gabimisht Ukrainën për nisjen e luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026