Flet xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: Pavlini nuk ishte djalë problematik

27 Shkurt 2025 | 16:58

Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë këtë të enjte në fshatin Guci e Re, në Shkodër. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa familjarët janë të tronditur nga lajmi.

Për mediat ka folur xhaxhai i viktimës, i cili tha se i riu, Pavlini, nuk ishte person problematik dhe jetonte mes Dukagjinit dhe shtëpisë së tyre në Guci të Re.

“Pavlini është djali i vëllait tim. E mora vesh para 20 minutash, më thanë e kanë vrarë në shtëpinë në Guci. Në fillim thanë me thikë. Ai ka jetuar me babanë dhe vëllain në Dukagjin, herë rrinte atje, herë këtu. Në Dukagjin kanë bagëti dhe pak tokë. Ishte ende i ri, s’kishte probleme. Nuk kam çfarë apeli t’i bëj policisë, ata e dinë punën e tyre,” tha ai i prekur nga ngjarja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Shtëpia e 20-vjeçarit në Guci të Re

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026