Fleta e votimit në 25 prill, Celibashi propozon modelin me emrat e kandidatëve
Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve u mblodh sot për të vendosur për fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.
Pas diskutimit ditën e djeshme në lidhje me kompetencat e këtij organi të KQZ-së për një vendimmarrje të tillë, pasi u hodh në votim dhe në unanimitet u vendos që kompetencat për përcaktimin e fletës së votimit i takojnë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi.
Celibashi pak minuta para fillimit të kësaj mbledhje paraqiti projekt vendimin me modelin e fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill. Në modelin e paraqitur në projektvendim, fleta e votimit përmban emrat e partive dhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Pas këtij vendimi të Komisionit Rregullator, pritet që më 1 prill, ora 10:00, Komisioneri Celibashi të thërrasë një mbledhje ku të vendoset për fletën që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania