Flota ruse në Mesdhe, anija ushtarake pritet të kalojë në kanalin e Siçilisë

19 Gusht 2024 | 16:24

Pas manovrave ushtarake në Kubë, një nga anijet më të mëdha ruse pritet të vendoset në Mesdhe. Kjo lëvizje ka ngritur shqetësimin e strukturave të mbrojtjes në Itali dhe vendet e tjera të NATO.

Autoritet ushtarake italiane janë vënë në alarm ditët e fundit. Anija më e madhe ushtarake ruse, pritet të kalojë gjatë kësaj jave në brigjet e vendit fqinj. Sipas mediave italiane, fregata ‘Neustrashimy’ pritet të mbërrijë nesër në kanalin Siçilian duke ngritur shqetësimet për sigurinë.

Anija kthehet në Kuba, ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët mes dy vendeve. Ekspertët e sigurisë e shohin këtë lëvizje ushtarake si një përgjigje të Moskës ndaj angazhimit të flotës amerikane në Lindjen e Mesme. Zyrtarisht Anija pritet të udhëtojë në ujërat ndërkombëtare, ndërkohë që për shkak të marrëdhënieve diplomatike, anija mund të ankorohet në brigjet e Algjerisë.

Fregata ‘Neustrashimy’ cilësohet si një nga më të mëdha e flotës ruse. Ajo është ndërtuar gjatë viteve të komunzimit dhe disa vite më parë u rikonstruktua totalisht me pajisje moderne për gjurmimin e nëndetëseve. Kjo fregatë dyshohet se shpesh herë është përdorur nga Rusia dhe për të përgjuar kominikimet e flotës së vendeve të NATO.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026