Fluks emigrantësh në Kakavijë, shqiptarët kthehen në Greqi pas Pashkëve
Pasi kaluan festën e Pashkëve pranë familjarëve të tyre në vendlindje, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendin ku punojnë dhe jetojnë.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ka pasur fluks të automjeteve, por nuk janë krijuar radhë ta gjata. Përgjatë së hënës, kanë dalë nga territori shqiptar afro 6 mijë persona.
“Erdha në Shqipëri për Pashkë. Qëndrova 3 ditë. Nuk kam shumë që pres, duket normale, do kalojmë,” – u shpreh një emigrant.
“Erdha në Shqipëri për Pashkët, për të parë prindërit, për të festuar, vij shpesh. Kam 10 minuta që pres,” – tha një tjetër.
“Erdhëm në Shqipëri për Pashkët bashkë me familjen. Vijmë çdo vit. Në Kakavijë presim si gjithmonë, 1 orë, varet sipas radhës, por këtë herë do të kalojmë shpejt,” – u shpreh qytetari.
Gjatë fundjavës, për festën e Pashkëve nëpërmjet doganës së Kakavijës hynë në Shqipëri rreth 20 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia