Në fokus goditja e krimit, hapet qendra e bashkëpunimit Greqi-Shqipëri në Kakavijë

11 Prill 2023 | 13:31

Mesditën e sotme, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, në territorin grek, u zhvillua ceremonia e hapjes së Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë, Greqi-Shqipëri.

Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Andi Mahila, dhe zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit të Republikës Helene të Greqisë, Elefterios Ikonomou.

Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor do të ketë si qëllim shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, me synim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në këtë qendër do të punojnë punonjës të Policisë Kufitare shqiptare dhe të asaj greke.

Gjatë ceremonisë, zëvendësministrat Mahila dhe Ikonomou theksuan rëndësinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes dy policive dhe autoriteteve doganore, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të traditës së vendosur vitin e kaluar, për krijimin sa më shumë të lehtësirave ligjore për qytetarët që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë në këtë bashkëpunim merr parandalimi dhe goditja e krimeve ndërkufitare, kryesisht trafikimi i lëndëve narkotike dhe kontrabanda e mallrave.

Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë do të mundësojë mbledhjen e informacionit dhe shkëmbimin e tij në kohë reale mes dy policive, eliminimin e disa procedurave që krijonin vonesa dhe rritjen e mundësive për të evidentuar, parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare. Hapja e kësaj qendre tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e të dyja qeverive për të luftuar bashkërisht krimet ndërkufitare dhe për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026