Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

5 Gusht 2024 | 13:43

Pika e kalimit doganor në Qafë Thanë vijon të përballet edhe në këto ditë të para të gushtit me fluks të lartë automjetesh të cilat futen në territorin shqiptar.

Fluksi tashmë nuk është vetëm në fundjavë por çdo ditë, në orare të caktuara të ditës.

Edhe paraditja e kësaj të hëne deri në mesditë ka shënuar fluks shumë të lartë të automjeteve që kalojnë kufirin me destinacion bregdetin  shqiptar ku, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, turistë nga vendet e Europës lindore që zgjedhin Shqipërinë për pushime.

Burime pranë policisë kufitare të doganës bëjnë me dije se punohet me 5 sportele, 4 për automjetet dhe 1 për kamionët, për këtë arsye ka fluks dhe radhë por jo më shumë se 20-30 minuta pritje.

Ndërsa në rastet e rradhëve shumë të gjata çdo ditë aplikohet edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar, në dakrodësi me palën maqedonase. Kjo procedurë lejon kalimin e qytetarëve pa kontroll të gjatë, procedurë që është e prëcaktuar në marrveshje mes palëve doganore kufitare.

Vetëm në dy ditët e fundit Qafë Thana ka në hyrje 15.165 shtetas.

Ndërkohë gjatë muajit korrik Qafë Thana ka regjistruar 297.000 hyrje-dalje, 90 mijë shtetas më shumë krahasuar me korrikun e vitit 2023.

Hyrje daljet në pikat kufitare në juglindjes janë për vetëm dy ditë janë:

Për datën 03 Gusht, në Kapshticë 5214 shtetas në hyrje dhe 3589 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 8217 shtetas në hyrje dhe 5611 shtetas në dalje.

Për datën 04 Gusht, në Kapshticë 3759  shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 6948 shtetas në hyrje dhe 5316 shtetas në dalje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026