“Folën për muxhahedinjtë, por heshtën për Ahmetajn”, Lita: Pse “e qep gojën” opozita

26 Qershor 2023 | 15:14

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se është e çudithme heshtja e opozitës për rastin e Arben Ahmetaj.

Sipas tij opozita do duhet ta trajtonte në favorin e saj këtë çështje, ai tha se edhe për muxhahedinjtë, deputetët opozitarë kanë folur në parlament, ndërsa për rastin e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj, ata e kanë “qepur gojën me fije mëndafshi”.

“Më e bukura e aferës së Arben Ahmetaj është se opozita e vërtetë nuk flet. Komshinjtë e tij në Gjirin e Lalzit kanë heshtur. Ditën e marrjes së tij ata deklaroheshin në parlament muxhahedin, a thua ishin opozita iraniane në Shqipëri dhe jo opozita e vendit tonë dhe e qytetarëve, ku duhej komentuar dhe gjykuar se përse një ish-zyrtar shumë i lartë i qeverisë së Edi Ramës ka mbi shpinë katër akuza.

Dhe janë akuza të rënda siç është  korrupsioni, për të cilin mund të bësh 4 deri në 20 vite burg. Opozita duhet të kishte interes ta kalëronte këtë çështje, por si duket komshinjtë e tij n ë Gjirin e Lalzit, kanë qepur gojën me fije mëndafshi”,-tha gazetari Lita.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026