“Foltore 2” për të rivendosur komunikim me qytetarët, ja propozimi i Kokës për PD-në

18 Shtator 2025 | 22:29

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Euronews Albania, ka propozuar një qasje të re për opozitën, duke sugjeruar që Partia Demokratike të krijojë një “Foltorë të dytë” për të rivendosur lidhjen e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Sipas tij, kërkesat e paraqitura nga Gazmend Bardhi ishin të nxituara dhe duhej të ishin diskutuar më parë brenda grupit parlamentar. Koka theksoi se, për të pasur një betejë efektive, opozita duhet të vazhdojë komunikimin e përditshëm me popullin dhe të mos krijojë distancë mes aksionit të saj dhe nevojave të qytetarëve.

“Mendoj se ishte e nxituar nga Gazmend Bardhi që shtroi kërkesat pa diskutuar me grupin parlamentar se çfarë do bëjnë. Nëse besojnë se janë provokuar, duhej që PD të mblidhte Këshillin Kombëtar, edhe Kryesinë.

Mendoj që PD ka ardhur koha të krijojë një foltorë të dytë. Nëse e para ishte për të sistemuar PD-në , dhe e dyta është për të diskutuar dhe rivendosur një komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetarët. Betejën në Parlament le ta vazhdojnë. Komunikimi duhet të jetë i përditshëm. Sepse përndryshe krijohet një distancë mes aksionit opozitar dhe asaj çfarë duan qytetarët.

Ndoshta qytetarët mund të kenë ide dhe kur ndjehen më të përfaqësuar, mund të jenë më të angazhuar. Njerëzit nga 5 mijë, me një protestë masive dhe me komunikimim imediat që duhet të nis që sot, gjërat mund të ndryshojnë. Foltorja 2 është një pikënisje”, tha Bledian Koka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026