Foltorja te Kryeministria, Berisha: Në Brazil m’u garantua se kemi shumë miq
Ka nisur rreth orës 18:00 protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë. PD e ka cilësuar tubimin ‘Foltore’ duke e lidhur me faktin se sipas tyre nuk po iu jepet mundësia të thonë fjalën e tyre në Kuvend.
Protestës iu bashkua edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili vjen pas vizitës në Brazil, ku mori pjesë në një forum të partive të qendrës së djathtë.
Kreu i PD, Sali Berisha, mori fjalën në foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku tha vjen pas vizitës së tij në Brazil, ku u zgjodh zv. president i Unionit më të madh të partive të djathta në botë.
“Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Ju, demokratë opozitarë shqiptarë, në betejën më të vështirë që përballemi, nuk jeni vetëm, por keni mbështetje të madhe nga njerëz të lirë nga e gjithë bota, që duan lirinë dhe të vërtetën.”
Lidhur me tubimin që Partia Demokratike këtë të hënë nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.
Sipas njoftimit të policisë do të bllokohen nga ora 14:00 dhe nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara