Fond rijetëzimi për të ruajtur vlerat karakteristike të Gjirokastrës
Braktisja e disa godinave muzeale në Gjirokastër po sjell dëmtimin e vlerave arkitektonike dhe ndërtimore të tyre.
“Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka kryer inspektime të përhershme në të gjitha objektet të cilat i ka në administrim ose është në proces të kryerjes së inspektimeve për të evidentuar dhe problematikat për të mos arritur deri në shembje. Por është e domosdoshme bashkëpunimi me pronarin pasi në fund të ditës është prona e tij, është pronë private”, thotë Ardis Duk, Dejtor i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Për këtë vit, Ministria e Kulturës ka çelur bonusin e rijetëzimit duke i dhënë mundësi pronarëve të monumenteve të kulturës të përfitojnë financime për restaurimin e godinave muzeale.
“Këtu është e domosdoshme bashkëpunimi me pronarin ose poseduesin e pronës sepse në një nga komponentët e saj është pjesa e bashkëfinancimit në qoftëse një pjesë shteti ta subvencionon pjesën tjetër duhet ta vendosi poseduesi i pronës ose pronari i saj”, theksoi Duka.
Në qytetin e Gjirokastrës po investohet për restaurimin dhe rijetëzimin e vlerave të trashëgimisë kulturore ku një rol të rëndësishëm kanë edhe investimet e vetë banorëve dhe biznesit lokal.
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok