Forcat ruse drejt Donbasit, Moska kërkon urë tokësore për në Krime
Moska shprehet se tanimë do të fokusohet në atë çfarë e cilëson çlirim të rajonit lindor të Donbasit. Në ditët në vijim pritet që të ketë luftime të ashpra. Forcat ukrainase po përgatiten për ofensivën e parashikuar ruse.
Donbasi përfshin rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, të cilat janë kontrolluar kryesisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.
NATO parashikon se Moska do të përpiqet të marrë të gjithë Donbasin dhe të krijojë një urë tokësore për në Krimenë e pushtuar.
“Detyra e NATO-s është të sigurojë mbështetje për Ukrainën, dhe ne e bëjmë këtë me pajisje moderne ushtarake, mbështetje financiare, ushtarake dhe gjithashtu mbështetje humanitare. Ne e dimë se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis asaj që ata mund të arrijnë në tryezën e bisedimeve dhe fuqisë në fushën e betejës”, u shpreh Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-
Të martën qendra e qytetit të Kramatorsk u godit nga sulmet ruse duke krijuar një krater të madh pranë një shkolle të dëmtuar. Kramatorsk është kursyer deri më tani nga rrënimi që kanë pësuar qytetet e tjera të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë