​Foshnja 22-ditëshe dhe familja e saj humbin jetën nga bombardimet ruse

14 Gusht 2023 | 09:35

Një foshnjë 22-ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe prindërit e tyre ishin në mesin e shtatë personave të vrarë nga predhat ruse në Ukrainën jugore të dielën.

Bombat goditën shtëpinë e tyre në fshatin Shyroka Balka në Kherson, tha ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko.

Në mesin e të vdekurve ishte gjithashtu një banor tjetër i fshatit dhe dy burra në fshatin fqinj Stanislav.

“Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë. Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër”, tha Klymenko.

Ministri ndau fotografi të pasojave të sulmit në Shyroka Balka, ku shiheshin trupat e atyre qe humbën jetën.

“Trembëdhjetë të tjerë u plagosën nga granatimet”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit dënoi sulmin “brutal” në Shyroka Balka.

“Pesë persona u vranë” tha ai. “Midis tyre ishte një vajzë, vetëm 22 ditëshe. Vëllai i saj, vetëm 12 vjeç. Nëna Olesia, 39 vjeç, vdiq gjithashtu”, tha presidenti.

Ai shtoi se kishte pasur 17 raportime për granatimet ruse vetëm në Kherson, dhe shumë të tjera më gjerë.

“Ne nuk do të lëmë asnjë nga krimet e Rusisë pa përgjigje”, shtoi Zelensky.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026