FOTO/ Aksident fatal në Tiranë–Durrës, humb jetën 28-vjeçari nga Tropoja

27 Nëntor 2025 | 21:51

Ky ësht i riu Akil Gjeci, i cili ka ndërruar jetë këtë të enjte si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë–Durrës.

Dyshohet se 28-vjeçari nga Tropoja ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30 ndërsa i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë–Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Akil Gjeci njihej si një person i qetë dhe shumë i respektuar në komunitetin ku jetonte ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026