Foto ekskluzive e makinës së atentatorëve të rivalit të Aldo Bares
Gazetari Eni Ferhati zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania foton e përdorur nga atentatorët e Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares, ditën e sotme në qytetin e Lushnjës.
“Ky është automjeti i fiksuar nga kamerat e sigurisë gjatë gjithë itinerarit të ndjekur, është një automjet Nissan me xhama të zinj, dyshohet i vjedhur dhe me targa të falsifikuara dhe të vjedhura. Ka pak gjasa që të përftohen të dhëna të vlefshme për hetimin në automjeti i djegur. Brenda tij janë gjetur 2 armë, një kallash dhe një pistoletë që dyshohet se janë përdorur të dyja në atentat”, tha gazetari Eni Ferhati.
Të shtënat drejt 45-vjeçarit erdhër nga një mjet në lëvizje, brenda të cilit ndodheshin tre persona. Pas marrjes së mjekimit në spital, Julian Sulo është shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
45-vjeçari është person me precedent penal për drogë dhe krime kundër personit. Më herët, atij i janë sekuestruar pasuri të dyshuara si të përfituara nga burime të paligjshme.
Makina e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Lifaj, dhe brenda saj është gjetur një pistoletë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë