FOTO | I dënuari në grupin “Kumanova” shfaq të mbjellat brenda burgut

23 Korrik 2022 | 21:24

Anëtari i Grupit “Kumanova”, Demë Shehu, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, ka publikuar disa fotografi nga kopshti brenda hapësirave të burgut në Maqedoninë e Veriut, ku po vuan dënimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se toka shqiptare është e bekuar dhe se këtë e tregon fakti që mbijnë të gjitha llojet e perimeve.

“Se kjo tokë është Shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot,e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve. Kjo tokë e bekuar Shqiptare, e ka ngjajshmërin me fushat e Myzeqes! Kudo që të jemi, kurrë nuk do të rreshtim së mbjelluri farat e çlirimit të tokave tona Ilire-Arbërore-Shqiptare!”, shkroi ai.

 

 

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Asokohe, pati përplasje të armatosura në “Kodrën e Trimave” ku mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur “Kumanova”.

Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi ishin nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në Kosovës disa kishin qenë edhe pjesë e UÇk-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026