Foto| Kush është ekonomisti që u vra aksidentalisht gjatë atentait ndaj pronarit
Ka dalë fotografia e viktimës së atentatit në Kurbin, 70-vjeçarit Selman Mihana, i cili ishte ekonomist i një firme private.

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash.
Po ashtu Berberi tha se shënjestër e sulmit ka qenë 51-vjeçari Ardjan Gjeloshi, i cili është edhe pronari i një firme inerte.
Gjeloshi mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i firmës së tij.
“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista që po hetojmë janë konfliktet, mosmarrëveshjet, që mund të ketë patur objektivi i sulmit. Objektivi është personi që ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Berberi.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu edhe RENEA ka shkuar në ndihmë të forcave të Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve