FOTO/ Kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Shkodër

29 Qershor 2023 | 18:13

Euronews Albania ka siguruar fotot e Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir që u vranë pasditen e sotme me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, ku deri më tani ende nuk dihen detaje në lidhje me vrasjen e 57 vjeçarit dhe djalit të tij, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjokë dhe Eduart Gurra

Pak më parë gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga tha në një lidhje direkte se mbrëmjen e djeshme dy viktimave u ishte djegur shtëpia që kishin në këtë zonë, ndërsa ditën e sotme, kur ata kishin shkuar për të parë dëmet në banesë ishin ekzekutuar.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026