FOTO| Mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, kush është 40-vjeçari

15 Maj 2024 | 08:25

Euronews Albania ka arritur të sigurojë foton e Aleks Markut, i cili u arrestua këtë të mërkurë në Durrës. Ky person mbante peng prej disa orësh 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç në një banesë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës ku gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar për rastin dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat speciale RENEA të cilat i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por 40-vjeçari vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Nga informacionet e siguruara nga gazetari Eni Ferhati, i arrestuari Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Marku nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

Sipas burimeve bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Kanë qenë negociatorët e forcave RENEA të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet ndërsa si mund të shikohet në fotot më poshtë duket se ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026