Mbajti peng motrën dhe nënën nën kërcënimin e thikës, në pranga 37-vjeçari në Kuçovë
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “11 Janari” nē Kuçovë.
Një 37-vjeçar, me probleme të theksuara të shëndetit mendor ka mbajtur “peng” për rreth 2-orë në një nga banesat e shtëpisë mamanë dhe motrën e tij, duke i kërcënuar me thikë në dorë se do ti vriste.
Të bërtiturat e nënë e bijë dhe thirrjet e tyre për ndihmë janë dëgjuar nga komshinjtë, që duke ditur edhe gjendjen shëndetësore të djalit të shtëpisë kanë njoftuar menjëherë policinë.
Drejt banesës së familjes Salla janë nisur efektivë të shumtë të Komisariatit të Policisë Kuçovë.
Mësohet se ka qenë Shefi i Krimeve në këtë komisariat, Gentjan Mallkuçi, ai që ka neutralizuar situatën e krijuar në banesë dhe që ka bindur 37-vjeçarin Gentjan Salla të hedhë thikën e të lejojë hyrjen e policisë brenda shtëpisë.
Pas futjes në banesë, policia ka neutralizuar dhe arrestuar Gjergji Sallën, ndërkohë që nëna dhe motra e tij nuk kanë pësuar lëndime.
Burime nga policia bëjnë me dije se 37-vjeçari Gjergji Salla është një person me probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe se shkak për ngjarjen e sotme është bërë refuzimi nga ana e tij e marrjes së medikamenteve dhe gjilpërave qetësuese kronike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori