FOTO| Shkrumbohet banesa në Pogradec, 8 qytetarët shpëtojnë për mrekulli

8 Korrik 2023 | 11:11

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vërdovë të Pogradecit mbrëmjen e së premtes.

Banesa dy katëshe e dy familjeve është përfshirë nga flakët duke lënë pas vetëm shkrumb. Fatmirësisht 8 personat që jetonin aty kanë shpëtuar. Anëtarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.

Vetëm kati i parë ka shpëtuar pa u djegur plotësisht, ndërsa nga kati i dytë nuk është shpëtuar asgjë edhe pse zjarrfikësja mbërriti në kohë.

Mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Pas ndihmës së parë ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026