FOTO| U copëtua nga makineria grirëse e mishit, kush është 50-vjeçarja shqiptare
Ana është emri i 50-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën pasi u pre nga një makineri grirëse e mishit në një dyqan në Messolonghi mbrëmjen e së premtes.
Makineria grirëse e mishit i kapi flokët kur ajo po e pastronte, duke e bërë copash.
Policia greke vendosi në pranga pronarin e dyqanit, i cili akuzohet për një aksident në punë me pasojë vrasje nga pakujdesia.
Trupi i shqiptares, e cila u identifikua si Ana, u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në Evinochori.
Ngjarja tragjike ndodhi në sy të 50-vjeçares, e cila punonte së bashku me të ëmën duke pastruar dyqanin për të siguruar jetesën.
“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në atë gjendje”, tha një i afërm i viktimës për protothema.gr.
Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u zhvendos nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona