Fotoja e frikshme tregon se si duket një milingonë nga afër
Kjo foto nuk portretizon ndonjë personazh të dalë nga një film horror. Është një foto e vlerësuar nga afër e … një milingone.
Fotoja mahnitëse është një nga 57 imazhet e Konkursit të Fotomikrografisë në Botën e Vogël. Portreti i tmerrshëm është kapur nga Eugenijus Kavaliauskas, një fotograf lituanez, shkruan CNN.
Ky është viti i 48-të i konkursit, i cili kërkon të “njohë përsosmërinë në fotografinë përmes mikroskopit”.

Kavaliauskas ka punuar më parë si fotograf zogjsh përpara se t’i drejtohej insekteve, sipas faqes së tij të internetit. Ai përdori dritën e reflektuar për të kapur nga afër milingonën tronditëse, me sy të kuq të errët dhe atë që duket të jetë një shprehje e zemëruar.
Edhe pse imazhi u bë viral në internet, Kavaliauskas nuk mori çmimin kryesor në konkurs. Çmimi u shkoi fotografëve suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, të cilët krijuan një imazh të bukur fluoreshente të putrës së përparme të embrionit të një geko gjigant të Madagaskarit. Ata përdorën zmadhimin 63x për të dokumentuar venat dhe kockat e vogla të dorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës