Fqinji godet me armë zjarri vajzën 6-vjeçare pasi hodhi topin në oborrin e tij

20 Prill 2023 | 21:14

Një vajzë 6-vjeçare dhe babai i saj janë qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tyre, pasi teksa vajza ishte duke luajtur topi i basketbollit kaloi në oborrin e tij.

I dyshuar për këtë ngjarje është 24-vjeçari Robert Louis Singletary, i cili është shpallur në kërkim.

Ai akuzohet nga policia për sulm me armë si dhe për posedim armësh zjarri. Gjithashtu ai është i dyshuar se ka sulmuar të dashurën e tij me çekiç disa muaj më parë.

Sipas policisë në Karolinën e veriut,  Singletary përballet me katër akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së parë.

Policia në qarkun Gaston mori fillimisht një telefonatë në orën 19:44 të mërkurën për të shtënat.

Më vonë hetuesit raportuan se një fëmijë gjashtë vjeçar dhe babai i saj u plagosën rëndë. Gjithashtu një femër e rritur u godit nga një plumb dhe një mashkull i dytë i rritur u qëllua.

Një fqinj u tha gazetarëve se të shtënat ndodhën pasi një top basketbolli u rrotullua në oborrin e të dyshuarit.

“Ata po luanin basketboll dhe një top u rrotullua në oborrin e tij. Ata shkuan ta merrnin. Ishte thjesht një çmenduri. Ne kurrë nuk e prisnim këtë në një milion vjet. Nuk prisnim kurrë që dikush të gjuante me armë midis gjithë atyre fëmijëve”,-tha Jonathan Robertson, i cili jeton në lagjen e Gaston County.

Policia tha se i dyshuari hyri brenda shtëpisë së tij dhe doli me një armë para se të qëllonte pa dallim ndaj fqinjëve. Zoti William dhe vajza e tij u goditën pasi prindërit po nxitonin të mblidhnin fëmijët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026