Franca gjobitet nga Këshilli i Shtetit për cilësinë e dobët të ajrit

18 Tetor 2022 | 07:28

Gjykata më e lartë administrative e Francës, Këshilli i Shtetit ka urdhëruar qeverinë të paguajë gjobën prej miliona eurosh për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze.

“Qeveria nuk bëri mjaftueshëm për të garantuar cilësi të mirë të ajrit”, sipas deklaratës së gjykatës të hënën.

Kufijtë e emetimeve të dioksidit të azotit janë shkelur në Paris, Lion dhe Marsejë midis korrikut 2021 dhe 2022. Për këtë, shteti duhet të paguajë gjobën prej 20 milionë euro (19.60 milionë dollarë) për organizatat mjedisore.

Këshilli i Shtetit vendosi tashmë një gjobë prej 10 milionë eurosh për Francën në vitin 2021, kur grupet mjedisore i shprehën shqetësimet e tyre shtetit për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze, bazuar në rregulloren e BE-së për cilësinë e ajrit.

Vitin e ardhshëm, Këshilli i Shtetit do të rishikojë sërish cilësinë e ajrit në Francë, raporton KosovaPress.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026