Franca në prag të krizës ekonomike dhe politike, të hënën votëbesimi ndaj Bayrou

7 Shtator 2025 | 13:27

Franca po përballet me mundësinë e zgjedhjes së kryeministrit të pestë në më pak se dy vjet, një krize ekonomike dhe kërcënimin e trazirave të mëtejshme civile nëse një bllokim parlamentar nuk zgjidhet në ditët në vijim.

Deputetët francezë do të debatojnë të hënën pasdite për një votë mosbesimi ndaj kryeministrit aktual të vendit, Francois Bayrou.

Nëse, ai humbet, kjo do të thellojë gjendjen e keqe ekonomike dhe politike të vendit dhe madje mund të vërë në dyshim të ardhmen e presidencës së Emmanuel Macron.

Bayrou, një veteran politik 74-vjeçar, i cili është në detyrë vetëm që nga dhjetori, ka propozuar një buxhet drastik që kursen rreth 40 miliardë paund, duke përfshirë shkurtimin e dy prej festave zyrtare vjetore të vendit.

Kjo është përballur me kundërshtime të mëdha dhe madje edhe zemërim midis publikut francez, edhe pse Bayrou dhe ekonomistët në Evropë kanë paralajmëruar se ekonomia e dytë më e madhe e BE-së përballet me një krizë borxhi të ngjashme me atë greke nëse nuk vepron urgjentisht.

Bayrou thirri votëbesimin e papritur muajin e kaluar, duke shpresuar të rriste legjitimitetin e tij dhe të miratonte paketën e tij ekonomike shumë të diskutueshme.

Partia Socialiste pritet të bashkojë forcat me armiqtë e saj natyrorë në Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë për t’iu kundërvënë kryeministrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026