Franca përgatit strehim për 10 mijë refugjatë ukrainas

9 Mars 2022 | 16:18

Franca po përgatit strehim për 10 mijë refugjatët e parë nga Ukraina, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal.

Këshilli kombëtar francez i mbrojtjes ka aktivizuar një njësi për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë, shtoi ai.

Të martën, ministrja franceze e nënshtetësisë Marlene Schiappa tha se 5 mijë ukrainas kanë mbërritur tashmë në Francë. Është krijuar një faqe interneti për francezët që të dalin vullnetarë për të pritur familjet ukrainase që ikin nga lufta.

“Sot, asgjë nuk tregon një fund të shpejtë të kësaj lufte tragjike. Bombardimet dhe manovrat ushtarake ruse mund të forcohen shumë lehtë në ditët dhe javët në vijim”, tha Attal. “Shqetësimi ynë është padyshim në nivelet e tij më të larta.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024