Frika nga pushtimi rus rrit interesin për përdorimin e armëve në Poloni
Një kompani trajnimi në përdorimin e armëve të zjarrit në Poloni ka regjistruar një rritje të ndjeshme të klientëve të saj, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Pushtimi rus i ka dhënë jetë një vale të re ankthi në Evropën Qendrore dhe shumë qytetarë në Poloninë anëtare të NATO-s, kanë kërkuar që t’i bashkohen ushtrisë dhe të mësojnë përdorimin e armëve.
“Që nga nisja e luftës në Ukrainë, interesi është rritur katër ose pesëfish. Nëse më parë kishim 30 deri në 35 telefonata në ditë për rezervime, tani kemi mbi 200. / Lufta nisi në Ukrainë, por ka të dhëna se mund të mos ndalet aty. Ndaj të gjithë duan të jenë të përgatitur për t’u mbrojtur”, thotë Piotr Mioduchowski, pronar i poligonit të qitjes.
Pronari i kompanisë shton se shumica e atyre që kishin ardhur në poligon muajin e kaluar nuk kishin përdorur kurrë një armë zjarri më parë. Por, nga frika e përhapjes së luftës, ata po kërkojnë të mësojnë se si të vetëmbrohen.
Një 25-vjeçar, klient i rregullt i poligonit, tregon se pavarësisht se ishte stërvitur për muaj me radhë me armë të ndryshme, pas nisjes së luftës vendosi të mësojë se si të përdorë një Kallashnikov.
“Ne e pamë në Ukrainë, ku Kallashnikovët iu shpërndanë popullsisë civile. Nëse, njësoj si në Kiev edhe këtu shpërndahen në rast lufte, do të jem në radhë për të mbrojtur qytetin, shtëpinë dhe familjen time”, shprehet Sergiusz Regula, klient i poligonit të qitjes.
Edhe Forcat e Mbrojtjes Territoriale, që është milicia e vullnetarëve polakë e modeluar sipas Gardës Kombëtare amerikane, ka regjistruar një rritje 7-fish të interesit që nga nisja e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë