Frikë nga Specialja? Kadri Veseli i përgjigjet Albin Kurtit: Je veteran i vetëdorëzuar në Serbi!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka kthyer përgjigje në “Balkan Talks” kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se politikanët kosovarë kanë frikë nga Gjykata Speciale.
Ai u shpreh se nuk ka frikë nga gjykatat, ndërsa theksoi se kryeministri në detyrë është kthyer tashmë në “një veteran të vetëdorëzuar në Serbi”.
“S’e kam besuar kur e kam dëgjuar se çfarë flet. Ai flet për vete. Ai flet për shpirtin e vet. Ai e mban veten veteran i vetëdorëzuar tek Serbia”, tha ai.
Lideri i PDK-së theksoi më tej se ai kurrë nuk ka pasur frikë, ndërsa shtoi se kjo është një nga karakteristikat e luftëtarëve të UÇK-së.
“Edhe në vitin 1999 unë kurrë nuk jam dorëzuar. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai (Albin Kurti) mendon se shpirti i tij frikësohet nga gjykatat. Ne nuk frikësohemi. Ta them pak më troç: Unë çdo sekondë të jetës time në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës jam krenar. Kam qenë që nga dita e parë, që nga themelimi. Kam qenë çdo ditë në UÇK, dhe do të vdes si ushtar i lirisë dhe si ushtar i UÇK. Ky është mesazhi: Kush është luftëtar nuk frikësohet. Ne që kemi mbetur gjallë pas 1999, tani e kemi këtë jetë si shpërblimi nga Zoti dhe faleminderit nga populli ynë për përkrahjen, përndryshe frikacakët dhe qyqarët mendojnë ashtu, por burri dhe luftëtari kurrë!”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Kurti: S’bëjmë dot pa SHBA, Gjykata Speciale funksionon si një fantazmë
Albin Kurti për ‘Ilva Now’: VV është dyfishuar, i mundim sikur të gjitha partitë të bëhen bashkë
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit