Frikë nga vala e dytë. Britani, ekspertët thirrje qeverisë
Një ditë pasi kryeministri britanik njoftoi ndryshimet e masave të bllokadës anti-Covid, ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vendi mund të jetë i papërgatitur për një valë të dytë.
Në një letër të hapur të publikuar në Gazetën Mjekësore Britanike, ministrat janë vënë në dijeni se provat në dispozicion tregojnë se vatra të reja ka gjasa të verifikohen dhe se vala e dytë përbën një rrezik real.
Në kulmin e epidemisë, stafet e spitaleve u ankuan se nuk kishin mjaftueshëm veshje mbrojtëse dhe pajisje. Autorët e letrës kanë paralajmëruar se nevojitet një aksion urgjent për t’u përgatitur për një valë të dytë, me qëllim shmangien e humbjes së jetëve.
Teksa Belgjika ka nisur lehtësimin e masave sociale, kryeministrja e saj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos rrezikojnë me grumbullime të mëdha, sikurse ndodhi fundjavën e kaluar në një festë.
“Virusi nuk është i lehtë as për të rinjtë. Organizimi i eventeve të tilla favorizon përhapjen e virusit. Nëse bëni një veprim përmes të cilit rrezikoni veten tuaj, ju rrezikoni edhe njerëzit rreth jush. Mos e harroni këtë”, ka apeluar kryeministrja Sophie Wilmes.
Vende të ndryshme po përjetojnë shpërthimin e COVID-19, përfshirë Portugalinë. Qeveria është detyruar të rivendosë kufizimet në kryeqytetin Lisbonë.
Të gjitha aktivitetet tregtare duhet të mbyllen në 8 të mbrëmjes, me përjashtim të restoranteve. Grumbullimet publike me mbi 10 vetë janë ndaluar sërish, me shkelësit e rregullave që do të dënohen për veprën penale të “mosbindjes”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme