Fruthi| Shkon në 22 numri i rasteve, ISHP: 68% e të infektuarve të pavaksinuar

15 Shkurt 2024 | 16:45

Rastet e fëmijëve të infektuar me fruth kanë ardhur në rritje. Burime zyrtare të ISHP konfirmojnë se tashmë janë 22 fëmijë të prekur nga fruthi në harkun kohorë të një muaji.

Ekspertët bëjnë me dije se 68% e fëmijëve të infektuar janë të pavaksinuar, pjesa tjetër janë me një ose dy doza vaksine, raste që po verifikohet statusi i vaksinimit.

 Nga 22 rastet e konfirmuar 77.2% e tyre janë shtruar në spital dhe 22.8% kanë qëndruar në kushte shtëpie. Numri më i lartë i rasteve i përket bashkisë Tiranë me 11 raste ose 50% e totalit.

Përhapja e fruthi erdhi pas rënies së mbulesës vaksinale, e cila në rang kombëtar ka zbritur në nivelin e 85.7% me dozën e parë  dhe 92.8% me dozën  e dytë.

Për pasojë rreth 14,3% e fëmijëve 1 vjeç janë të pavaksinuar.

Tirana ka dhe numrin më të lartë të fëmijëve të pavaksinuar. Sipas burimeve zyrtare në kryeqytet janë rreth 13 mijë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit është 73% dhe me dozë të dytë 87%, shumë larg nga mbulesa 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026