Fshati Fushë-Studën vizitohet nga 140 mijë turistë vendas e të huaj

17 Qershor 2025 | 20:34

Dikur ishte një vend pak i njohur nga vendasit, ndërsa sot frekuentohet shumë edhe nga të huajt. Fshati i quajtur Fushë-Studën, është një nga destinacionet më të vizituara për vitin 2024 në vendin tonë. 140 mijë turistë zgjodhën këtë zonë në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të eksploruar natyrën e pa prekur ende nga dora e njeriut.

“Një park me vlera shumë natyrore dhe kulturore. Parku fillon nga një lartësi 3000 metra mbi nivelin e detit e shkon deri ne 1800metra mbi nivelin e detit. Këtu gjatë gjithë verës pothuajse vijnë turistë nga zonë të ndryshme madje ne e themi si zonë Zvicra nuk ka asgjë më tepër sesa kjo zonë. Është shumë e vërtete që këtu edhe nga Zvicra nga Austria vijnë tek ky parku. I ka të gjitha. Ka ajrin e pastër ka gjelbërimin i ka rrugët i ka të gjitha”,-tha Zabit Biçaku, Drejtor i shkollës së Mesme.

Të rinjtë e preferojnë si zonë për të bërë piknik, larg zhurmave, teknologjisë dhe rutinës së përditshme.

“Ne vijmë shumë shpesh ne këtë zonë sepse na pëlqen, jo vetëm me familjarët por edhe me shokët. Është një zonë shumë e bukur ne na pëlqen edhe për shkak të liqenit të Fush Studnës. Dalim bëjmë piknike të ndryshme luajmë. Edhe pse kanë dalë pak nga moda me thënë të drejtën, realisht akoma ne i bëjmë këto piknike dhe na pëlqen argëtohemi shumë”,- Griselda Qoshi.

Turistët e huaj janë risi për këtë vend, pasi e kanë eksploruar vetëm vitet e fundit, por tashmë numri i tyre sa vjen dhe rritet.

“Takoj shumë shpesh turistë vijnë nga zona të ndryshme nga Anglia, Gjermania, Spanja kam takuar”,- Griselda Qoshi.

Me zhvillimin e turizmit, në zonë ka nisur edhe ndërtimi i bujtinave apo qendrave për vizitorët, si dhe rikthimi i banorëve që ishin larguar më herët për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë. I ndodhur vetëm 30 km larg Librazhdit, Fushë-Studëna me afro 700 banorë, preferohet si destinacion gjithëvjetor, pasi edhe në dimër, reshjet e deborës janë shpesh prezente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026