Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur! Ikën të gjithë

2 Shkurt 2025 | 16:38

Miraka mund të konsiderohet fshati i të moshuarve, kjo pasi në çdo banese gjen dy ose një te moshuara. Para 20-30 vitesh vitesh ne ketë zonë këta të moshuar tregojnë se banonin mbi 2000 banorë, por emigracioni tashmë është kthyer në një plagë, jo vetëm për këtë çift të moshuarish, por pothuajse për të gjitha fshatrat e Librazhdit.

“Shumë e vështirë është sepse nuk jemi edhe mirë nga gjendja, jemi sëmurë unë jam me diabet, por ngrihem se me thotë ngrihu bëj një kafe, jo një kafshatë bukë, s’kemi njeri tjetër.  Fëmijët janë larg nuk vijnë se duan të hanë kanë fëmijët e vetë. Kanë ikur për një jetë me të mirë, duan ti shkollojnë fëmijët. Keq o shpirt jemi po ça të bëjmë.

Dikur fshati Mirakë në Bashkinë e Librazhdit banohej nga me tepër se 300 banorë, tashmë në fshatin Mirakë kanë ngelur më pak se 20 të moshuar.  Çifti i bashkëshortëve Hoxha, përkatësisht 90 dhe 86 vjeç tregojnë se vështirësitë me të cilët përballen janë të mëdha. Mirëpo, 20 të moshuarit të cilët jetojnë në këtë fshat plagë kryesore kanë vetminë.

“Shumë e keqe, ngryset them a do gdhijë do me gjejnë të vdekur njerëzit të çelin derën qelbemi brenda. Kur ke fëmijët ikën njeri hyn tjetri. Kemi 15 -16 vite  mos më tepër vetëm. Keq kanë qene, po nuk punove po nuk bëre asgjë nuk lëshon gjë Zoti poshtë po nuk punove. Çfarë do hash pensioni i ulet 100 mijë lekë marr.  Kanë ik fëmijët të gjithë mbarojnë shkollën e ikin, dy shpi janë këtu që kanë nga në çun, s’ka njeri kanë ikur të gjithë”, Hanife Hoxha.

Vetëm pleq mbi 60 vjeç e lartë shumë keq është. Shumë keq pa fëmijë pa gjë është shumë keq?  Vetëm me zonjën e kam dhe sëmurë, shumë nevojë kam, ja tani do ta çoj do ta bëj operacion në Tiranë e kam shumë të vështirë. Bëra analizat nesër do bëj rezonancën. Jetesa vetëm plagë e shoqërisë sonë, kanë ik të gjithë s’ka asnjë, vetëm pleq”.

Largimi i njerëzve frenon zhvillimin më tej të zonës, pasi që nga shkollat e kopshtet detyrohen të mbyllen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026