Fshati turistik i Zvërnecit, banorët: Uji vjen një herë në 4 ditë

22 Maj 2024 | 18:03

Në Zvërnec, 10 km larg qytetit të Vlorës, problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe investimet e lëna përgjysmë kanë krijuar shqetësim jo vetëm për komunitetin, por edhe për vizitorët.

Banorët tregojnë për një realitet të vështirë, ku uji vjen vetëm një herë në katër ditë.

“Zvërneci gjithmonë ka vuajtur nga uji, problematika të tjera, e para është e ujit, një herë në katër ditë marrim ujë dhe pagesa bëhet njësoj sikur jemi në Vlorë, jemi shumë të rregullt, një orë në mëngjes vetëm, ca do bëjmë vetëm me depozita, unë kam bërë një depozitë 15 tonëshe dhe mbush atë”, tha një i intervistuar.

“Në Manastir,ka gjermanë, ka italianë shumë, kosovarë shumë, nga të gjitha anët e botës, ata thonë se vetëm problem është I ujit atje, problem është që të bëhet një linjë vetëm për fshatin, se nuk ka pikë uji, gjatë beharit që do vijnë duan të vijnë fëmijët me ca do lahen”, tha një tjetër i intervistuar.

“Ujë s’ka, me pakicë, një herë në katër ditë, si ja bëjmë ja me të keq, ai nuk pihet nga vendi mir vjen nga uji ftohtë por janë tubot të ndryshkura”, tha një grua.

Problemet me infrastrukturën rrugore janë sërish prezente.

“Kemi problemin tjetër të rrugës, u bë ky investimi ishte për të ikur deri lart në Manastir, e gërvishën me fadrrom dhe e lanë përgjysëm, nuk e di si vajti kjo punë, turistët vena ty lart, shikojnë rrugën ngecin aty lart se është shumë bukur, se e shikojnë nga lart Manastirin të gjitha gjerat se Zvërneci është shumë I bukur, erdhi ndricimi der aty gjysme Zvërnecit është pa ndriçuar”, tha një tjetër i intervistuar.

“Me rrugën e prunë der aty jo ta conin deri lart është gjysma e fshatit aty”, tha një prej të intervistuarve.

Në mjedisin e një atmosfere të qetë dhe një panorame që i tërheq turistët drejt Zvërnecit, jetojnë më pak se 200 familje, për të cilët mungojnë kushtet elementare të jetesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026