Fshatrat dhe shkollat e Nënshkodrës të braktisura, të rinjtë preferojnë emigracionin

3 Nëntor 2025 | 20:21

Shtëpi të braktisura, rrugë të boshatisura, kjo është pamja që të ofrohet sot në fshatin “Samrish i Ri” të njësisë administrative Dajç.

Vit pas viti, emigracioni po merr përmasa alarmante, ndërsa ata që po largohen më shumë janë të rinjtë.

Përmbytjet e shpeshta, mungesa e investimeve dhe e vendeve të punës kanë bërë që banorët, veçanërisht të rinjtë, të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Europian.

“Emigracion shumë. Njerëz sa të dush të larguar. S’ka mbet kush. Nga 500 vetë, 67 vetë janë. Unë jam 67 vjeç, mund të ketë dhe dy vetë më të vegjël se unë, të gjithë moshë e tretë. Emigrantët na ndihmojnë nga pak, askund nuk është lehtë. Tani erdhën disa njerëz për vizitë, kanë ik dritat mbrëmë, s’ka mbet kush. Ku nuk ka njerëz, nuk ka jetë”, kështu shprehet një banor i zonës.

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë kanë sjellë pasoja të dukshme edhe në arsim. Dy shkollat e fshatrave “Samrish i Vjetër” dhe “Samrish i Ri” janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve.

“Këtu ka qenë fshati prej 670 frymë. Sot janë 70 frymë. Pse kanë emigru thua ti ? Sepse këtu nuk panë zhvillim jetese dhe ikën matanë për një jetesë më të mirë. Nuk ke shkuar për turizëm atje, por për një jetesë më të mirë. Urdhëro si është shkolla. Kjo shkolla ka pas deri dje 160 nxënës, sot s’ka. Çfarë t’i thuash këtij zhvillim jete kur e ke ujin me racion? Ja dritat që dje. Ne sot kena ushqimet në frigorifera, si ta mbaj ushqimin në frigorifer?”,  theksoi Viktor Lakaj, kryeplak i fshatit Samrish.

Kryeplaku i fshatit “Samrish i Ri”, thotë se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe se shumë shpejt fshati rrezikon të mbetet plotësisht i braktisur.

“Edhe unë do largohem do iki te fëmija. Nuk më vijnë fëmija se s’kanë ujë që të lahen në verë. Me 5 kuintal ujë të kaloj unë verën? Me racion, një orë ujë? S’ka ujë nëntoka? Drita ka, s’ka njerëz, janë të papërgjegjshëm”, shtoi më tej kryeplaku i fshatit.

Banorët thonë se ndihen të harruar nga institucionet dhe kërkojnë më shumë vëmendje për të ndalur zbrazjen e fshatrave të zonës së Nënshkodrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026